Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfillohije Radoviq ka provokuar shqiptarët gjatë qëndrimit të djeshëm në Vrakë të Shkodrës. Radoviq i njohur si një nga mbështetësit e opozitës dhe protestave kundër Kosovës dhe njohjes së saj në Malin e Zi ka theksuar se "shqiptarët nuk duhet t`i shohin serbët si pushtues, por si çlirimtar”.Ai këtë e deklaroi gjatë vizitës së objekteve të kultit dhe varrezat e ushtarëve serbë të rënë gjatë luftërave ballkanike dhe pushtimit malazez të Shkodrës, raporton INA.Kleriku serb Radoviq ka theksuar se ushtarët serbë janë çlirimtarë dhe jo pushtues. "Kemi ardhur për të vizituar varrezat e ushtarëve serbë të rënë gjatë luftës ballkanike, të cilët luftuan kundër pushtuesit osman. Këta ushtarë së bashku me të tjerë kanë sakrifikuar veten për çlirimin e Shqipërisë. Këtu në Bardhaj kanë rënë mëse 10 mijë ushtarë serbë. Unë do doja të thosha edhe diçka tjetër, se ata kanë rënë në kohën kur Shqipëria shpalli Pavarësinë, në atë moment vendimtar historik për lirinë e vendit”, ka deklaruar Radoviq.
Amfillohije Radoviq njihet si organizator i protestave të opozitës malazeze kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, si kundërshtar i flaktë i çështjes shqiptare.
Prej vitesh emri i mitropolitit është i lidhur edhe me përpjekjet për përvetësimin e objekteve fetare katolike në territoret e Malit te Zi, të cilat sot janë të banuara nga shqiptarë të besimit mysliman ose janë vendbanime të braktisura, për t’i kolonizuar me banorë sllavë.
Aleanca Kuq e Zi pritet që të kërkojë që kleriku serb të shpallet person ‘non grata’ në Shqipëri.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus