Kryesore » 2011»Maj»7 » KKR-ja zgjodhi gjashtë zëvendësministrat
11:01 AM
KKR-ja zgjodhi gjashtë zëvendësministrat
Koalicioni për Kosovë të Re (KKR) ka shënuar përparim kundruall PDK-së në gjetjen e njerëzve për t’i vënë në pozicionet e zëvendësministrave të Qeverisë së Kosovës.
Burime të Kohës Ditore brenda Aleancës Kosova e Re (AKR) kanë thënë se tashmë KKR-ja ka vendosur për gjashtë bartës të funksioneve të zëvendësministrave nga radhët e saj, teksa për dy të tjerë s’ka vendosur ende.
"Emin Gërbeshi do të jetë zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Gëzim Mehmeti në atë të Integrimeve, Banush Pacolli në atë të Infrastrukturës, Elizabeta Qarri-Musliu në atë të Kulturës, Avdi Mehmeti në atë të Punëve të Brendshme dhe Naim Ferati në atë të Administratës Publike”, kanë treguar këto burime për vendimin e AKR-së.
Këta janë gjashtë emra dhe kjo është punë e kryer, ndërsa për dy emra të tjerë po diskutohet, njëri do të jetë nga AKR-ja, kurse tjetri nga Partia e Drejtësisë. Tani mbetet që vetëm kryeministri Hashim Thaçi të nënshkruajë vendimin për emërimin e tyre.
Por, ushtruesi i detyrës së presidentit të AKR-së, Ibrahim Makolli, ka mohuar që koalicioni pjesë e të cilit është ai, të ketë ardhur në përfundim të identifikimit të njerëzve që kanë për të bartur funksione të zëvendësministrave.
"Sa u përket zëvendësministrave prej radhëve të Koalicionit për Kosovë të Re, ne jemi në proces të konsultave tona të brendshme për të identifikuar kandidatët e mundshëm për këto pozita. Ne nuk kemi vendosur ende, por besoj që së shpejti këto do të përfundojnë”, ka thënë Makolli.
Qeveria aktuale e Kosovës është formuar më 22 shkurt të këtij viti, por që atëherë janë rreth 30 kandidatë të partnerëve të koalicionit duke pritur për t’u emëruar zëvendësministra. Kjo, ngaqë shumë nga 19 ministritë do të kenë nga dy zëvendësministra
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus