Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) përmes një komunikate për media pohon se është njoftuar nga Komisioni i Pavarur për Media (KPM) se ky i fundit ka kërkuar nga Radiotelevizioni publik i Kosovës (RTK) të korrigjojë informatat e pavërteta, përmes të cilave është sulmuar drejtori i KIPRED-it, Krenar Gashi. KPM-ja ka gjetur se gjatë transmetimit të edicionit të lajmeve më 30 qershor dhe 1 korrik 2011, RTK-ja ka bërë shkelje të konsiderueshme të Kodit të Sjelljes për Shërbimet Audiovizuele, thuhet në komunikatë. Për dy ditë rresht, RTK-ja pati transmetuar një kronikë televizive, ku zoti Gashi dhe bashkëpunëtorët e tij u quajtën njerëz që "nuk ia duan të mirën Kosovës.” Për më shumë, këtë akuzë RTK-ja ia atribuoi një deputeteje të Kuvendit të Kosovës, e cila asnjëherë nuk kishte thënë një gjë të tillë në Kuvend. Me 7 korrik 2011, Krenar Gashi dhe instituti KIPRED janë ankuar në KPM për shkeljet e RTK-së, të cilat mes tjerash kanë përfshirë transmetimin e informacionit të pavërtetë e të pasaktë, transmetim të informacionit të pabalancuar dhe mohim i të drejtës për reagim. KPM-ja ka evidentuar të gjitha këto shkelje nga ana e RTK-së dhe ka kërkuar nga menaxhmenti i këtij televizioni që sa më parë të bëjë korrigjimin e informatave të pasakta që ka transmetuar. Të premten, me 15 korrik 2011, Krenar Gashi dhe instituti KIPRED e kanë paditur RTK-në për shpifje e fyerje në Gjykatën Komunale në Prishtinë, përfundon komunikata.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus