Kryesore » 2012 » Mars » 19 » KFOR-i të mbyllë rrugët alternative në veri
3:17 PM
KFOR-i të mbyllë rrugët alternative në veri
Autoritetet komunale të Mitrovicës kërkojnë nga strukturat e sigurisë që të shtojnë presionin për largimin e barrikadave që ende qëndrojnë në rrugët veriut të vendit. Të takimin e rregullt të Komitetit për vlerësimin e sigurisë u tha se situata në veri mbetet e pandryshueshme. Barrikadat janë duke e mbajtur gjendjen të tensionuar dhe se ato janë duke krijuar probleme të mëdha për lëvizje të qytetarëve. Nga organet e sigurisë u kërkua që të shtojnë presionin lidhur me largimin e atyre barrikadave që kanë mbetur. Ndërsa për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në veri u tha se do të ndikonin në tensionimin e situatës deri në një pikë kritike. Si shqetësim i vazhdueshëm i theksua mungesa e lirisë së lëvizjes në veri, sidomos për qytetarët joserbë dhe se banorët nuk ndihen të sigurt që të lëvizin nëpër këtë rrugë nëpërmjet Zveçanit. Përfaqësuesi i Policisë rajonale tha se përveç barrikadave problem në veri paraqesin edhe pengesat për lëvizjen e pjesëtarëve të EULEX-it dhe se nuk ka ditë që nuk ka raste të pengimit të lëvizjes së pjesëtarëve të EULEX-it në veri, transmeton Qik. Ai theksoi problemet si pasojë e shfrytëzimit të rrugëve ilegale në kufi me Serbinë në veri. Kemi kërkuar nga KFOR i që të mbyllin rrugët alternative meqë janë duke shkaktuar mjaft probleme, tha përfaqësuesi i policisë Nysret Mehmeti.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus