Kryesore » 2011»Tetor»16 » KFOR-i shtyn afatin për heqjen e barrikadave deri të martën
8:13 PM
KFOR-i shtyn afatin për heqjen e barrikadave deri të martën
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Drevs, ka shtyrë kohën e konvojeve të KFOR-it për furnizimin e trupave të KFOR-it në pikat kufitare deri të martën, duke u dhënë më shumë kohë qytetarëve të veriut të Kosovës në largimin e barrikadave rrugore. "Përfaqësuesit e komunave të Leposaviqit, Mitrovicës veriore, Zubin Potokut dhe Zveçanit kanë kërkuar më shumë kohë dhe komandanti i KFOR-it ka vendosur t’u ofrojë një ditë shtesë. Komandanti i KFOR-it vlerëson vullnetin e tyre për t’i hapur rrugët për furnizimin e trupave të KFOR-it në Jarinje dhe Bernjak dhe kampin "Nothing Hill”, thuhet në komunikatën e KFOR-it. Për më tepër, misioni i KFOR-it shpreh përkushtimin për të vazhduar me kujdes dhe në mënyrë të paanshme që të ruajë një ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes për njerëzit e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Më herët, KFOR-i kishte paralajmëruar se largimi i barrikadave do të bëhej ditën e hënë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus