Kryesore » 2011 » Tetor » 20 » KFOR-i po has në rezistencë të serbëve
2:13 PM
KFOR-i po has në rezistencë të serbëve
11:10 KFOR-i po u bënë thirrje serbëve të tubuar në Jagnjenicë që të largohen dhe të lirojnë rrugë, derisa nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë atëherë atë duhet të largohen me forcë. Raportohet se KFOR ka përdorur sërish gazin lotsjellës. 
10: 10 Zëdhënësi i KFOR_it Uve Novicki, ka deklaruar se aksioni I KFOR-it në territorin e Komunës së Zubin Potokut është kryer me sukses dhe se trupat e NATO-s sipas tij do të vazhdojnë aksionet deri në vendosjen e lëvizjes së lirë në tërë territorin e veriut. 
09: 15  10 ushtarë të KFOR-it janë lënduar gjatë konfrontimit me serbët në njërën nga barrikadat e vendosura në Jagnjenicë. KFOR ka intervenuar edhe në pikën 31, me ç’ rast ka bastisur një shtëpi e lokale, raporton "ARTA TV".
 08:15 Në Jarinje situata raportohet të jetë e qetë për momentin por vërehet se një numër i serbëve janë duk u mbledhur në afërsi të kësaj pike. 07:34 Barrikadën që kontrollohej nga serbët tek kufiri në Bërnjak e ka marrë EULEX-i duke i larguar serbët nga aty
07:01 KFOR-i ka shtuar prezencën kudo në veri duke krijuar edhe pika të reja kontrolluese, teksa vazhdon largimin e barrikadave që dërgojnë në pikën 31 në Bërnjak

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus