Kryetari i komunës paralele të Zubin-Potokut, Slavisa Ristic, u ka thënë serbëve të tubuar në barrikadën e fshatit Jagnjenicë se ka informata se përmes fshatit Çabër të banuar me shqiptarë, janë nisur dy automjete të KFOR-it me cisterna të ujit. Ai ka thënë po ashtu se ushtarët portugezë dhe gjermanë janë nisur në fshatin Zupç, ku e kanë larguar telin gjemborë të vendosur para barrikadës së serbëve.Siç raporton Beta, banorët e Kolashinit të Ibrit pas orës 10 janë nisur drejtë Zupçit.Pranë barrikadës në Kolshanin e Ibrit janë mbledhur disa qindra serbë, ndërsa me ta janë kryetarët e komunave paralele, priftërinjtë dhe murgjit nga kishat dhe manastiret në atë vend.Koha.net ka raportuar më parë se KFOR-i e ka shti në dorë magjistralen e "Adriatikut” në pjesën që i përket fshatit Zupç. Në këtë fshat, KFOR-i ka vendosur forca të shtuara dhe çdo lëvizje nëpër këtë rrugë i nënshtrohet një kontrolli të pjesëtarëve të KFOR-it.Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë se trupat e KFOR-it kanë larguar përfundimisht barrikadën mbi urën e fshatit Zupç."Edhe pse të njëjtën e kishte vënë nën kontroll gjatë ditës, për shkaqe teknike dhe fortësisë së materialit që ishte vendosur aty, është dashur të porositen pajisje të veçanta për ta larguar si barrikadë fizike”, bëri të ditur Hoti për Radion Evropa e Lirë
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus