Kryesore » 2012 » Qershor » 16 » KFOR-i mbyll një kalim ilegal në afërsi të Bënjakut, serbët protestojnë
1:05 PM
KFOR-i mbyll një kalim ilegal në afërsi të Bënjakut, serbët protestojnë
Të shtunën në mëngjes, KFOR-i ka filluar një operacion për t'i mbyllur fizikisht vendkalimet e paautorizuara në afërsi të Bërnjakut. "Ky operacion është duke u kryer, në mënyrë që të kontribuojë për një ambient të qetë dhe të sigurt, duke parandaluar lëvizjet e paautorizuara përgjatë vijës kufitare”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.Që nga ora 05:30 e mëngjesit, KFOR-i ka vendosur disa pika kontrolli të automjeteve dhe ka bërë kordonin e disa zonave për shkaqe sigurie."Ky aktivitet bëhet në mbështetje të operacioneve që kanë të bëjnë me mbylljen fizike të pikave të paautorizuara kufitare”, vijon komunikata.Aksioni i KFOR-it, si edhe herave tjera, ka hasur në kundërshtimin e popullatës lokale serbe.Strukturat paralele të pushtetit kanë lëshuar sirenat duke e ftuar popullatën të dalë në kundërshtim të aksionit të forcave paqeruajtëse.

Sipas medieve serbe, dy pjesëtarë të komunitetit serb janë plagosur gjatë këtyre përpjekjeve për ta penguar KFOR-in. Plagët thuhet se janë të lehta dhe se ata janë lëshuar në shtëpi pas ndihmës së parë që kanë marrë në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok.

Ky vendkalim i paautorizuar së shpejti do të jetë i pakalueshëm për shkak të barrierës fizike të vendosur nga KFOR-i, thuhet në komunikatë, ku potencohet po ashtu se operacioni është në pajtueshmëri të plotë me kornizën e misionit paqeruajtës të NATO-s
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus