Kryesore » 2011 » Shtator » 19 » KFOR-i kontrollon në detaje udhëtarët dhe veturat
2:23 PM
KFOR-i kontrollon në detaje udhëtarët dhe veturat
Sipas mediave beogradase, serbët natën e kanë kaluar duke vëzhguar të gjitha rrugët e rëndësishme që shpijnë drejt pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.Trupat e KFOR-it nga mëngjesi i sotëm po kontrollojnë në detaje të gjithë udhëtarët dhe veturat që nga Mitrovica lëvizin drejt Zubin Potokut. Ata kanë vendosur një pikë kontrolli në rrugën që lidh fshatin e banuar me shqiptarë Çabër, ku nga mëngjesi janë tubuar shumë serbë.
 Por thonë se po frikësohen, që edhe kjo rrugë do të bllokohet, ndërsa ata janë të shkëputur nga Mitrovica, ku shumë nga ata shkojnë në shkollë dhe punojnë. Në atë rajon janë të bllokuara rrugët në disa vende, ndërsa barrikadën më të madhe serbët e kanë vendosur në fshatin Zubç në rrugën që shpie nga Zubin Potoku në pjesën jugore të Mitrovicës.
Sipas mediave beogradase, serbët natën e kanë kaluar duke vëzhguar të gjitha rrugët e rëndësishme që shpijnë drejt pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus