Kryesore » 2012 » Prill » 15 » KFOR-i e policia shtojnë praninë në Mitrovic
9:22 PM
KFOR-i e policia shtojnë praninë në Mitrovic
Ushtarët e KFOR-it dhe ata të Policisë së Kosovës kanë shtuar praninë e tyre në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës te tre rrokaqiejt, kur një javë më parë, në një sulm terrorist, u vra Selver Haradinaj dhe u plagosën katër anëtarët e familjes së tij. 
Sipas mediumeve serbe, prania e shtuar vërehet që nga dita e shtunë. KFOR-i ka stacionuar tre xhipa ushtarakë me ushtarë portugezë, ndërsa vazhdimisht patrullojnë edhe pjesëtarë të PK-së.  Hetimin për rastin e aktit terrorist të kryer me eksploziv plastik po e udhëheqin Policia e Kosovës dhe EULEX-i, mirëpo deri tash, pos informatës për shfrytëzimin e eksplozivit plastik, nuk kumtohen hollësi të tjera të hetimeve rreth këtij rasti.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus