Kryesore » 2011 » Korrik » 28 » Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën
10:42 AM
Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mbajë sot takim me dyer të mbyllura, për të diskutuar për gjendjen në Kosovë
Takimi mbahet me kërkesë të Serbisë, ndërsa diplomatët thanë se bisedimet do të mbahen me dyer të mbyllura dhe nuk do të jenë një sesion i hapur, çfarë ishte kërkesë e Beogradit.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë thënë se kjo çështje mund të presë derisa të mbahet takimi i rregullt për Kosovën, në muajin e ardhshëm, por megjithatë Këshilli ka arritur kompromis dhe ka rënë dakord që takimi të mbahet sot.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus