Kryesore » 2012 » Qershor » 27 » Kërkojnë largimin e Mimozës
12:33 PM
Kërkojnë largimin e Mimozës
Nëse kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do ta marrë parasysh kërkesën e disa zyrtarëve të Aleancës Kosova e Re (AKR), atëherë ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, do të mbesë pa punë. Kjo kërkesë ka ardhur pas vendimit që ministrja Kusari- Lila ka marrë për vendosjen e tarifës prej tridhjetë e pesë për qind për import të çimentos nga Shqipëria. "I kemi kërkuar kryeministrit Hashim Thaçi që ta shkarkojë ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari - Lila, për shkak të atij vendimi kontrovers që ka marrë sa i përket tarifës prej tridhjetepesë për qind për import të çimentos nga Shqipëria”, ka thënë një burim i gazetës brenda partisë së Pacollit. 
Ai ka theksuar se AKRja është e shqetësuar me vendimin e Kusari-Lilës ngase, siç ka thënë ai, është krijuar monopol, janë dëmtuar në masë të madhe edhe bizneset edhe qytetarët.

Por, këtë kërkesë e ka mohuar shefja e Grupit Parlamentar të Aleancës Kosova e Re, Myzejene Selmani, e cila i ka thënë "Zërit” nëpërmjet telefonit se nuk ka dëgjuar për diçka të tillë.

"Unë nuk di që kemi kërkuar, po të ishte kjo e vërtetë, do ta dija, sepse unë jam shefe e Grupit Parlamentar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus