Kryesore » 2012»Maj»6 » Kërkohet ndihma e BE për lirimin e Kastratit
7:13 PM
Kërkohet ndihma e BE për lirimin e Kastratit
Ministri i Punëve të Jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, iu ka drejtuar me një letër të gjithë ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, pas arrestimit të enjten, të shtetasit të Kosovës, Haxhi Kastrati.Përmes kësaj letre, ministri Hoxhaj i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe BE-së që të bëjnë trysni tek autoritetet serbe që të lirojnë menjëherë Haxhi Kastratin dhe të mundësojnë lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët, thotë kumtesa e MPJ.Haxhi Kastrati, 34 vjeçar, nga fshatit Zatriq i Komunës së Rahovecit, u ndalua të enjten rreth orës 4.00 të mëngjesit menjëherë sapo kishte hyrë në territorin serb, derisa po udhëtonte nga Austria për në vendlindje së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus