Kryesore » 2011»Maj»26 » Kërkohet më shumë angazhim në luftimin e trafikimit me narkotikë
3:18 PM
Kërkohet më shumë angazhim në luftimin e trafikimit me narkotikë
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi deklaroi të enjten se statistikat e Policisë tregojnë për rritje të efikasitetit në luftimin e trafikimit me narkotikë, megjithatë sipas tij mbetet ende shume për tu bërë. Ai këto komente i bëri në takimin e Grupit ndërinstitucional për zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit Kundër Drogave 2009-2012. Rexhepi po ashtu kërkoi të punohet në drejtim të konfiskimit dhe sekuestrimit të pasurisë së fituar me anë të trafikimit të drogave. Ai tha se ekziston baza ligjore për konfiskim të pasurisë që është Kodi Penal i Kosovës dhe Kodi i Procedurës Penale dhe Ligji për administrimin e pasurisë se konfiskuar dhe sekuestruar.
Ministri Rexhepi gjithashtu theksoi se është themeluar Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar.
Ndërsa ndihmësdrejtori për hetime në Policinë e Kosovës, Riza Shillova, raportoi se ka progres të dukshëm në zbatimin e Strategjisë dhe se njëkohësisht është rritur bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës, Doganës së Kosovës dhe Prokurorisë së shtetit.
Bahri Berisha, Drejtor i zbatimit te Ligjit në Doganë të Kosovës, tha se një ndër vështirësitë më të mëdha që vazhdohet të haset në zbatimin e Strategjisë kombëtare kundër drogave është pamundësia e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe të zbatimit të Ligjit dhe shkëmbimin e informatave lidhur me trafikimin e narkotikeve në nivelin ndërkombëtar.
Ndërsa, udhëheqësi i Qendrës Mediko-Psikoterapike, Labyrinth, Safet Blakaj, tha se rreth 1 mijë e 200 përdorues të drogës e frekuentojnë këtë Qendër.
Nga janari i këtij viti e deri më tani, Policia ka kryer 57 operacione kundër grupeve të ndryshme kriminale të dyshuar për trafikim, posedim dhe kultivim të drogave. Nga këto operacione të kryera, janë arrestuar 178 persona, ku 99 prej tyre iu është caktuar masa e paraburgimit, janë hapur 104 raste.
Gjatë periudhës janar-maj është konfiskuar kjo sasi e drogës: heroinë, 18 kg e 499 gram; marihuanë, 87 kg e 218 gram; kokainë, 2 kg e 548 gram dhe 133 bimë kanabis 133 bimë
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus