Adem Salihajn e rëndon akuza se është fajtor për humbjen e zgjedhjeve të fundit për kryetar të Komunës së Ferizajt dhe nga një pjesë e Kryesisë së Degës së LDK-së i kërkohet dorëheqja.Një grup i të rinjve në Kryesinë e Degës së LDK-së në Ferizaj, kanë përgatitur një raport vlerësues të rrjedhave të zgjedhjeve për postin e kryetarit të Ferizajt duke i kundërshtuar shumë nga vlerësimet e kryetarit të Degës dhe kandidatin për kryetar të Ferizajt, Adem Salihaj. Bile katër prej tyre, Dukagjin Hetemi, Shkelzen Selmani, Median Hashani dhe Berat Jashari edhe kishin votuar kundër raportit të Kryesisë së Degës, derisa një ka abstenuar, kurse 16 të tjerë janë rreshtuar përkrah Salihajt. Në fjalën e tij, Dukagjin Hetemi kishte numëruar disa arsye që kanë sjellë sërish humbjen e LDK-së në Ferizaj përballë PDK-së. Së pari, ishte kontestuar përbërja e Kryesisë e Degës së LDK-së, duke u vlerësuar ajo si produkt i disa marrëveshjeve joparimore dhe në tërësi jashtë statutit të LDK-së dhe të gjitha rregullave të shkruara partiake dhe politike. Për Hetemin, raporti i Salihajt nuk ka pasqyruar punën e Shtabit si duhet dhe as gjendjen faktike dhe reale.
"Në këtë raport i është bërë një analizë serioze punës së PDK-së në Ferizaj, e aktiviteteve të kryeministrit, llogarive të sakta të votave të PDK-së nëpër disa lagje në qytet, mënyrës së funksionimit të PDK-së gjatë fushatës zgjedhore, funksionimit të SHIK-ut, etj. Në vend se raporti të përmbajë të dhëna të sakta për aktivitetet e Shtabit Zgjedhor të LDK-së”, kishte pohuar Hetemi.
Sipas tij, në raportin e Salihajt, janë fokusuar sidomos SHIK-u dhe takimet e disa anëtarëve të Kryesisë më shefin e Shtabit zgjedhor të PDK-së dhe zëvendësin e shefit të SHIK-ut.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus