Kryesore » 2014 » Janar » 27 » Kelmendi thotë se ka paditur Kurtin
5:56 PM
Kelmendi thotë se ka paditur Kurtin

Deputeti i AAK-së, Ramiz Kelmendi thotë se e ka paditur Albin Kurtin për shkak të rrënimit të autoritetit të grupit Elkos. Në një konferencë për media organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, Kelmendi dhe kryetari i AKB-së Agim Shahini, kërkuan që bizneset të lihen të lirë dhe të mos politizohen.
Deputeti Kelmendi tha se e ka paditur Albin Kurtin për shkak se ka rrënuar autoritetin e grupit Elkos. "Sidomos në kohën kur grupi Elkos është në kërkim të mjeteve financiare prej 100 milionë euro nga BERZH dhe Banka Botërore në funksion të zhvillimit të kompanisë në tregun e Shqipërisë, të Maqedonisë e të Malit të Zi dhe ngritjen e punëtorëve që i kemi nga 2200 në 6000 dhe mendojmë që deri në vitin 2017-2018 qarkullimi ynë do të jetë mbi 1 miliardë euro dhe vetëm qarkullimi me Shqipërinë do ta kapërcejë qarkullimin që sot e ka shteti shqiptar me Kosovën.”
Kelmendi përmendi edhe kërcënimet që i kanë ardhur nga personi të cilit ia ka blerë pronën dhe kritikoi prokurorinë se nuk po merret me rastin. "Kërcënimi që më ka bërë me jetë, duke pasur edhe dëshmitarë dhe është për të ardhur keq që prej sot e kësaj dite asnjë organ hetues i prokurorisë nuk më ka ftuar dhe unë kam cekë qartë se po bëhet tash edhe një vit që e kam blerë pronën nuk kam pasur guxim të konfrontohem me njerëz të cilët qëndrojnë aty të armatosur”.
Kelmendi ka marrë mbështetje nga kryetari i AKB-së, Agim Shahini, i cili kërkoi që edhe për çështjen e hetimeve ndaj privatizimeve, të shtohet kujdes gjatë deklaratave publike.
"Nëse e ka bërë të paligjshëm institucionet do ta vërtetojnë jo deklarimet. Dhe të tjerët qohen e thonë se ka bërë edhe kjo kompani, edhe ai apo ky person. Janë joparimore deklarimet, janë me ngarkesa politike dhe këtë ne dëshirojmë që të mos bëhen me ngarkesa politike por me fakte”.
Ndryshe, padia e sotme e Kelmendit ndaj kryetarit të Vetëvendosjes, vjen pas padisë që Vetëvendosje kishte bërë në adresë të Ramiz Kelmendit për shpifje.

Kërcënohet me jetë deputeti Ramiz Kelmendi

Deputeti Ramiz Kelmendi është i kërcënuar me jetë dhe i janë kërkuar kompensim prej 250 mijë euro. Kështu thuhet në një komunikatë për media e lëshuar nga kompania "Elkos Group”.

Sipas komunikatës, Kelmendi ka kërkuar publikisht nga organet kompetente mbrojtje juridike dhe njëkohësisht në mënyrë publike përkrahje edhe nga Vetëvendosja, në mënyrë që deputeti të mundet të shfrytëzoj pronën e blerë dhe të mundësojë fillimin e punës për 60 punëtorë të pranuar të cilët kanë kryer praktikën dhe po presin nga muaji nëntor për të filluar punën në ETC në Vranjevc.

Kelmendi do i prezantoi faktet që të arsyetoj denoncimin publik që bëri në mjetet e informimit, por njëkohësisht vazhdon të qëndroj pranë deklarimeve dhe në kërkesat për lirimin e pronës së uzurpuar dhe sigurimin e jetës personale të tij.

"Në cilësinë e pronarit që nga dita e blerjes në prill të 2013 e deri më sot nuk po i mundësohet vizita në pronë. E theksojmë se deputeti Ramiz Kelmendi, sipas ligjeve të Republikë së Kosovës, është vetëm pronar dhe të gjitha transaksionet që bëhen në Grupin ELKOS janë personat me përgjegjësi juridike të regjistruar pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë”, thuhet në komunikatën e ELKOS GROUP.

Sipas zyrës për informim të kësaj kompanie, Ramiz Kelmendi beson në organet e drejtësisë dhe paanësinë e tyre dhe se ai e dinë që me këtë padi Lëvizja Vetëvendosje dëshiron të arsyetoj veten.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus