Kryesore » 2014 » Janar » 27 » Kelmendi, Donikës: Je viktimë e UDB-së
6:01 PM
Kelmendi, Donikës: Je viktimë e UDB-së
Në një postim të bërë mbrëmë në FB, Donika Gërvalla, e bën një lidhje akuzatore në mes të Ibrahim Kelmendit dhe agjentit të UDB’së Spasiq. Ibrahim Kelmendi, në një kundërpërgjigje të tij, po në Facebook, e quan Donikën, në anën tjetër, të shpërfytyruar dhe viktimë të UDB’së dhe të Spasiqit.
Ndaj deklaratave të Donika Gërvalla Schëarz, të bëra mbrëmë, ka reaguar Ibrahim Kelmendi, i cili është vetëdeklaruar se është dëshmitar në procesin gjyqësor për zbardhjen e rastit të vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës.
"Zonja Gërvalla-Schëarz, mua dhe Spasiqin na ‘lidh’ lufta kundër njëri-tjetrit, ai tashmë rezulton i humbur, kurse unë i fituar, sepse Kosova është çliruar nga pushtimi serb”, thuhet në reagimin e Kelmendit.

Ndryshe Donika në reagimin e mbrëmshëm pyeste në mënyrë retorike se "Çfarë i lidh Ibrahim Kelmendin dhe Bozhidar Spasiçin?”.

"Fakti që në një det gënjeshtrash që përhapin, e ke vështirë të gjesh pikën e vetme të vërtetë. Të gjithë atyre që më janë drejtuar me shqetësim rreth këtyre dy personave dhe atyre pak të tjerëve që e mbytën opinionin me përralla, mund t'iu them vetëm që, sa më shumë që po afrohet sqarimi i rastit, aq më të egra po bëhen përpjekjet e kundërshtarëve të Jusuf Gërvallës, si dhe të atyre që e përndoqën, për të plasuar në publik versionet e tyre rreth ngjarjes. Drejtësia dhe historia do ta thonë fjalën e tyre edhe rreth këtyre personazheve”, ka thëë Donika në postimin e saj, e cila e ka marrë ketë reagim të Kelmendit.

"Tjetërsimi dhe shpërfytyrimi yt, Zonja Gërvalla-Schëarz, më rezulton i pakuptimtë e naiv – më rezulton se je një viktimë skandaloze e luftës speciale që ka bërë Spasiqi & Co”, thotë Kelmendi.

Ai shton se në procesin hetimor që zhvillohet për të zbuluar urdhërdhënësit dhe vrasësit në Gjermani, ka qenë dhe është dëshmitar, prandaj kur të zhvillohet procesi gjyqësor "mund të takohemi në sallë të gjykatës, unë si dëshmitar, ti si individ në mesin e publikut që do të përcjell seancat (nëse ti atë rast nuk do të dalësh në korridor e shtyrë nga armiqësia që ke krijuar ndaj meje).”

"Unë nuk di çfarë ka thënë e shpif B. Spasiq, por unë di për vete, çfarë kam dëshmuar vet dhe çfarë shpjegimesh kam dhënë e po jap. Fatkeqësisht i kam mbijetuar atentatet ndaj shokëve të mi për t’u përball me denigrimet e shpifjet në kuadër të luftës speciale të shërbimeve serbe dhe viktimave të tyre, kundër meje, por fatmirësisht i kam mbijetuar për të sfiduar atë luftë dhe për të dëshmuar. Uroj që kur hetuesia e gjyqësia gjermane të ketë sqaruar e dënuar vrasësit, ti të mos traumatizohesh nga se do të rezultojë se je edhe ti ajo që po përhap mjegullnajë e shpifje nga viti 1990 e këtej, si viktimë e luftës speciale që është bërë dhe që po bëhet”, përfundon Kelmendi. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus