Kryesore » 2012»Maj»16 » KEK-u padit 13-vjeçarin nga Suhareka për Borxh
3:49 PM
KEK-u padit 13-vjeçarin nga Suhareka për Borxh
Çlirim Mazreku, 13 vjeçar nga Komuna e Suharekës, jo vetëm që duhet të mirret me punët e shtëpisë, ngase babai i kishte vdekur në vitin 2010, por tani duhet të shëtisë posht e lart gjykatave falë KEK-ut. Korporata Energjetike e Kosovës e ka paditur Çlirimin, për një borxh që korporata thotë se ia kishte babai i tij, tashmë i vdekur. Mirëpo duke mos harruar se rregullat penale përcaktojnë që përgjegjësia penale është individuale, nuk mund të përgjigjet askush për veprimet e tjetrit, dhe aq më pak një i mitur.KEK-u kishte bërë padi në Gjykatën Komunale të Suharekës, për kompensim dëmi. I paditur më nuk është Rifat Mazreku (babai i ndjerë i Çlirimit), por vetë Çlirimi, të cilit KEK-u ia bart të drejtën e përgjegjësisë së borxhit.
Para disa ditësh, saktësisht më datën 11 maj 2012, në gjykatë u paraqit i mituri Çlirim Mazreku, i cili dukej i frikësuar. "Baba më ka vdekur në 2010. Më ka lënë jetim dhe nuk pe di çka kam ba që ma kanë thirr në gjykatë. Sot e kam humbur edhe shkollën për më ardhë në gjykatë, mësuesi ka me më shënu në ditar për mungesë”, iu drejtua gjykatësit, i mituri Mazreku.
KEK-u ka kërkuar që i mituri të obligohet, që t’ia kthejë borxhin në shumë prej 4 mijë e 269 eurosh, borxh i pavërtetuar. Rregullat penale përcaktojnë që përgjegjësia penale është individuale, nuk mund të përgjigjet askush për veprimet e tjetrit dhe aq më pak një i mitur, i cili nuk ka zotësi për të vepruar.
"Personi nuk konsiderohet penalisht përgjegjës, nëse në kohën e kryerjes së veprës penale është nën moshën katërmbëdhjetë vjet”, shkruan në Kodin Penal të Kosovës.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus