Kryesore » 2012 » Mars » 23 » KEK-u lë nesër pa rrymë disa ministri dhe ambasadën amerikane
9:02 PM
KEK-u lë nesër pa rrymë disa ministri dhe ambasadën amerikane
KEK sh.a. njofton se të shtunën, më 24 mars, prej orës 11:00 deri në orën 12:00, në nënstacionin NS 110/10 kV Prishtina 3 do të shkyçet transformatori T1.Pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Komuna e Re, lagjja Arbëria, Ministria e Arsimit, lagjja Aktashi (një pjesë), Sheshi Zahir Pajaziti, Pallati i Rinisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Stacioni Policor, Toskana, Sheshi Nënë Tereza (një pjesë), Rr. Xhemajl Ibishi, USAID-i, Ambasada Amerikane, Dardania (një pjesë), Kazerma Adem Jashari, Dogana, Lagjja Lakërishte, lagjja Prroni i Njelmët, Dardania, Kroi i Bardhë, ish- Banka e Lubjanës dhe Qafa.Gjithashtu, të shtunën, prej orës 12:00 deri në orën 13:00, në nënstacionin NS 110/10 kV Prishtina 3, do të shkyçet transformatori T2. për këtë arsye pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lagjja e Arbërisë (një pjesë), lagjja te Varrezat, lagjja Pejton, lagjja Mahalla e Muhaxherëve, Zona Industriale-Veternik, Rr. Lidhja e Prizrenit, Rr. Mark Isaku, Rr. UÇK, Gjyqi i Qarkut, Sigurimi Social, Tjegullorja, rr. Jakov Xoxa, rr. Agim Ramadani-një pjesë, rr. e Llapit, rr. Hoxhë Kadria Prishtina, Rr. Gazmend Zajmi, Ministria e Shërbimeve Publike, Shtëpia e Shëndetit 1, KFOR-i, Ambasada Gjermane, Ministria e Shëndetësisë. Shkyçja bëhet me qëllim të montimit të grupeve matëse në trafofushat 10 kV të transformatorëve T1 dhe T2.
Nesër pa energji elektrike prej orës 10:00 deri në orën 14:00, shkaku i punimeve në nënstacionin NS 35/10 kV Gjakova I, do të shkyçet dalja 10 kV Ereniku. Gjatë kësaj kohe pa furnizim me energji elektrike do të mbetet Bodrumi-Conip, Qerimi (pjesërisht), kurse nga të dielen, më 25 mars prej orës 08:00 deri në orën 12:00, do të shkyçet dalja 10 kV Beci. Gjatë kësaj kohe pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: KFOR-Aeroporti, Osek Pasha, Trakaniqi, Qerimi, Lug-Bunari, Sopoti dhe Beci.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus