Kryesore » 2012 » Mars » 2 » Kamishi: VV nuk pati fakte për gjyq
3:30 PM
Kamishi: VV nuk pati fakte për gjyq
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i njohur me nofkën Kamishi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është tërhequr nga dërgimi i lëndës në gjykatë për arsye së është dorëzuar para fakteve. Ai për "Tribuna Shqiptare”, ka thënë se "është bërë shumë zhurmë për atë që e kam kërkuar nga Albin Kurti, që të jetë transparent”. "Pas publikimit të një raporti të policisë nga disa media, Kurti e ka pasur edhe një obligim shtesë të jetë transparent edhe para opinionit publik. Nëse unë jam duke folur të pavërteta, le të më padisin edhe me fakte të ballafaqohemi në Gjykatë. Kjo është arsyeja se përse Kurti edhe Vetëvendosje nuk dëshirojnë të ballafaqohen me faktet”, ka deklaruar Haxhiu.Lëvizja Vetëvendosje, përpos Haxhiut, pati deklaruar se do të ngre padi edhe ndaj shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci. Ky i fundit ka thënë se është i gatshëm që edhe në gjykatë të japë argumente shtesë, për ato që pretendon deputeti Haxhiu
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus