Kryesore » 2012 » Maj » 14 » Kamishi, pavarësisht nga ligji, asistent në UP
6:07 PM
Kamishi, pavarësisht nga ligji, asistent në UP
Deputeti Bekim Haxhi-Kamishi është zgjedhur asistent, ani pse rregullat e Universitetit të Prishtinës ndalojnë një gjë të tillë.Sipas nenit 186 të Statutit të UP-së përcaktohet që për titullin "asistent i ri”, kandidatit duhet të jetë nën moshën 28 vjeçare (respektivisht 30 në Fakultetin e Mjekësisë, duke i dhënë prioritet specialist) kur emërohet për herë të parë.I njëjti status përcakton që për titullin e "asistentit kandidati duhet të plotësojë edhe këtë kusht: Të jetë nën moshën 35 vjeçare” (siç shkruante ditë më parë edhe "Koha Ditore”).
Kamishi është 40 vjet, ka notë mesatare më të lartë së 8 dhe si i tillë nuk i plotëson kriteret për asistent, përderisa rastin e kanë bërë t ditur dy studente që ishin nën 30 vjeç.

Vendimi për aprovimin e Kamishit është marrë para pak çastesh nga senati i UP-së, bëjnë të ditur burime të Indeksonline.

Indeksonline ka raportuar të shtunën se për të njëjtat arsye, më i vjetër se sa që lejojnë rregullat, është refuzuar për tu bërë asistent burri i Presidentes, Atifte Jahjaga, Astrit Kuçi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus