Kryesore » 2012 » Mars » 2 » Kam qenë e detyruar ta shes trupin tim, për ta siguruar bukën
1:18 PM
Kam qenë e detyruar ta shes trupin tim, për ta siguruar bukën
Gjykata e Qarkut në Gjilan e ka dënuar me një vit burgim 44-vjeçarin R. H., pasi për më tepër se dy vjet e gjysmë, ai e ka mbajtur 22-vjeçaren Sh. S., në varësi personale dhe ekonomike, duke e detyruar që të merret me prostitucion. Në prokurori, vajza e re kishte thënë: Kam qenë e detyruar ta shes trupin tim, për ta siguruar bukën". R. H., i njohur me nofkën "Biti", nga fshati Zhegër e Gjilanit, për më tepër se dy vjet e gjysmë e ka mbajtur në një banesë të marrë me qira në Gjilan, një vajzë të re, duke e detyruar që të merret me prostitucion, shkruan Gazeta JNK. 
44-vjeçari është shpallur fajtor dhe dënuar me një vit burgim, nga Gjykata e Qarkut në Gjilan, pasi e ka mbajtur 22-vjeçaren Sh. S., në varësi personale dhe ekonomike, duke e detyruar që të merret me prostitucion. 
R.H., i cili ndodhej në paraburgim që nga tetori i vjetëm, është liruar nga paraburgimi, ndërsa dënimi të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Gjykata ka gjetur se Biti ia kishte siguruar Sh.S.-së banesën, e pastaj edhe klientët, duke i dhënë numrat e telefonave celularë për ti thirrur e komunikuar me ta. Më pas në banesën e marrë me qira, tani 22-vjeçarja kishte pasur marrëdhënie seksuale, me persona të ndryshëm. Tre prej tyre, E. A., G.N. dhe F. K., është vërtetuar se ua ka marrë nga 30 deri në 150 euro për shërbimet e ofruara seksuale. 
Sipas gjykatës, e dëmtuara, nën kërcënimin e te pandehurit R.H. ka ofruar shërbime seksuale, dhe mjetet e fituara materiale i ndanin në mënyrë proporcionale. 
Në një deklaratë të dhënë në prokurori, vajza e re kishte thënë: Kam qenë e detyruar ta shes trupin tim, për ta siguruar bukën". 

Motra e mitur e të dëmtuarës ka dëshmuar se derisa ishte në banesë bashkë me të akuzuarin R.H., motra e saj kishte marrëdhënie intime në dhomën tjetër. Kam dëgjuar ofshama of, of", ka saktësuar ajo. 

Në seancë janë zbuluar edhe detaje të tjera, përfshirë mesazhi telefonik i njërit prej klientëve. Nxehe dhomën, bëje furrë, se po vi tash", kishte shkruar ai. 

Tani 22-vjeçarja i kishte gënjyer familjaret se është duke punuar pasditeve si pastruese.

Prokurori propozoi qe i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas Kodit Penal të Kosovës.

Kurse avokatët mbrojtës, Masar Morina dhe Shemsedin Pira, kërkuan nga gjykata që klienti i tyre të lirohet nga përgjegjësia penale, sepse nuk ka prova se ai është kryes i veprës penale qe i ngarkohet.
Edhe vetë i akuzuari e mbështeti fjalën e mbrojtësve të tij. Kërkoj nga gjykata të ndajë një drejtësi të merituar. Jam njeri familjar dhe nuk merrem me kësi sendesh, u shpreh ai. 

Trupi gjykues, në përbërje Rasim Rasimi, Abdyl Kadriu dhe Enver Kadriu, pas tërheqjes për këshillim dhe votim, morën aktgjykim që R. H. të shpallet fajtor dhe të dënohet me dënim me burgim prej një viti. Si rrethanë lehtësuese u mor deklarata e viktimës, e cila nuk i është bashkuar ndjekjes penale, e as nuk ka paraqitur kërkesë pasurore-juridike.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus