Kryesore » 2011 » Shtator » 8 » Kaidanow e donte veç në burg Kurtin
6:46 PM
Kaidanow e donte veç në burg Kurtin
Ambasadorja amerikane, Tina Kaidanow po bashkëpunonte në mars 2007 me qeverinë e Agim Çekut që ta mbajë në burg sa më gjatë liderin e Vetëvendosje, Albin Kurti. Më 5 mars 2007, Kaidanow raportonte për protestën e Vetëvendosjes të mbajtur më 3 mars, sipas dokumenteve të WikiLeaks,  Fillimisht, Kaidanow raporton se protesta e 3 marsit shkoi e qetë, për dallim prej asaj të përgjakshmes më 10 shkurt, dhe kjo "falë faktit që Kurti ‘zjarrëndezësi’ i Lëvizjes gjendej në burg dhe falë faktit që institucionet kosovare dhe Zyra Amerikane dhanë mesazhin se përkrahja e dhënë për Vetëvendosjes binte në kundërshtim me të ardhmen e Kosovës.”"Në dallim prej demonstratave të kaluara, ‘marshallët’ e VV (anglisht shkurt SDM), me rroba identifikuese e kontrolluan turmën duke bërë një kordon njerëzor. UNMIK-u dhe SHPK-ja i lejuan protestuesit të kalojnë, por nuk i lejuan të hyjnë në ndërtesa. Tek ndërtesa e Kuvendit, protestuesit u ndalën për ta dëgjuar një lider të VV-së, Glauk Konjufca, i cili kundërshtoi pakon e Ahtissarit dhe pastaj e theu një kuti që simbolizonte pakon e Ahtisaarit”, raportonte Kaidanow.Ajo thoshte se protesta shkoi mirë edhe falë bashkëpunimit ndërmjet Vetëvendosjes dhe SHPK-së. Por, në fund të kësaj kablloje e bënte të qartë se çfarë donte Kaianow.
"Ne mund të marrim frymë më lirisht pasi që protesta e 3 marsit përfundoi e qetë. Por, ne mund të presim aktivitet të shtuar të VV-së në muajt më vazhdim deri tek zgjidhja e statusit final, pasi që gjetja e një statusi do të nënkuptonte që VV nuk do të kishte më çfarë të kundërshtonte. Ne do të vazhdojmë presionin tek lidershipi i Kosovës për t’u distancuar nga dhuna në secilin rast, do të punojmë me ta që ta mbajmë Albin Kurtin në burg, dhe do t’i inkurajojmë që ta ndjekin procesin e Ahtisaarit si kundërshtimi më efektiv i mesazhit negative të Vetëvendosjes”, përfundonte Kaidanow
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus