Kryesore » 2012 » Mars » 28 » Kaçanik: Shlyhen grafitet me përmbajtje fyese
7:06 PM
Kaçanik: Shlyhen grafitet me përmbajtje fyese
Janë shlyer grafitet me përmbajtje fyese kundër SHBA-së dhe NATO-s të shkruara më 24 mars në vendin e quajtur Fusha e Pajtimit, 6 km në veri të Kaçanikut, në muret e urës nën të cilën kalon rruga që e lidhë Shtërpcën me magjistralen Prishtinë-Shkup. Piktori Zeqir Xhokli, të mërkurën, i ka ripunuar muralet duke i rikthyer ato në trajtën falënderuese për SHBA-në, NATO-n dhe UÇK-në. Në mbrëmjen ndërmjet të shtunës dhe të dielës, autorë të panjohur parullën "Thank you NATO", e shkruar më herët, e kishin shndërruar në "Thank you Russia", kurse atë "Thank you USA" e kishin "riformuluar" "Fuck you USA". 
Emblema e UÇK-së ishte mbuluar me ngjyrë të zezë spreji, ndërsa përskaj saj ishte vizatuar kryqi me katër "S"-të serbe.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus