Kosovarët të cilët kanë fituar pensione invalidore nga shteti zviceran nuk mund ta marrin atë në Kosovë përderisa të mos sqarohet çështja e dyshtetësisë së kosovarëve nga autoritetet zvicerane dhe derisa autoritetet kosovare të krijojnë sistem të sigurt të regjistrave civilë, ka thënë të premten për KosovaTimes Harald Sohns, nga Zyra Federale për Sigurim Social.Edhe pas vendimit të Gjykatës Federale të Zvicrës në favor të kërkesës së një qytetari kosovar, pensionet invalidore mund të merren vetëm në Zvicër.Harald Sohns tha se mediet në Kosovë kanë krijuar konfuzion, sepse rreth 90 familje kosovare që kanë kërkuar të marrin pensionin invalidor në Kosovë nuk mund ta marrin atë pos në Zvicër. Sohns sqaroi se njëri nga problemet është se Zvicra trajton çështjen e pensioneve invalidore në bazë të konventës që kishte lidhur me autoritetet e ish-Jugosllavisë, në vitet e 60-ta.Ai shtoi se për t’u zgjidhur përfundimisht çështja e pensioneve të qytetarëve të Kosovës, Zvicra duhet të lidhë një konventë me Republikën e Kosovës. Por ai nuk e di se kur do të krijohen kushtet për këtë.Ndërkaq, trajtimin e kosovarëve si qytetarë me dy nënshtetësi, të Kosovës dhe Serbisë, ai e konsideron absurd."Është absurde sepse Zvicra është ndër shtete e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Sohns.Qeveria zvicerane ka vendosur në dhjetor 2009 të mos e vazhdojë marrëveshjen për pensione invalidore me Kosovën, duke filluar nga 1 prilli i vitit 2010. Arsye për këtë ishte se autoritetet zvicerane kanë vlerësuar se regjistri civil që përfshin lindjet, martesat, etj, nuk është sistem me standarde të larta dhe të sigurta.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus