Të tjerët për shqiptarët (6) Roberto Moroko de la Roka, për zonjë Bllomshin. Ky publicist, në librin e vet, Kombësia dhe feja në Shqipëri, 1920-1944, Tiranë 1994, f.29, prezanton edhe këtë shënim interesant nga viti 1923. "Në mbrëmjen e vitit të ri pranë legatës amerikane ndodhi një fenomen i denjë për t’u shënuar. Gruaja e parë muslimane në Shqipëri u hodh në një dancë publike. Zonja Bllomshi, bashkëshortja e bukur e një deputeti, dhe motra e saj, kërcyen, pa perçe dhe me fustane të shkurtra… me pasion dhe hov, edhe pas fillimit të vitit të ri. Shqiptarët e moshuar ishin të skandalizuar dhe dukeshin të plagosur përbrenda. Atyre u dukej s’e skishte më asgjë të shenjtë në tokë, dhe u ngjallte mornica parashikimi i një Shqipërie të ardhshme me vallëzime dhe kapele, fudbol dhe poker…”."Një shkrimtare amerikane thotë se mendja e shqiptarëve kur të zhvillohet do të bëjë çudira”,Ronald Regan (ish president i SHBA-së): "S’është e mundshme të jesh në praninë e një personaliteti, siç është Nënë Tereza, dhe të mos jesh optimist. E kemi dëgjuar dhe vështruar në heshtje, me vëmendje dhe dashuri, si heroinë të kohës sonë”.Rose Wilder Lane: "Unë u futa në zyrën e Ahmet Beut e përgatitur të shkëmbej format e përpunuara të kortezisë së malit dhe të shoh Ahmetin. Asgjë më tepër. Zyra ishte e zhveshur. Nuk kishte mobilje të rënda, po kështu as qilima. Aty ishte një dysheme e ftohtë, muret bosh, një tavolinë druri e palyer dhe Ahmeti. Ai ishte i mprehtë, depërtues, energjik, kontrollonte mjaft mirë veten e tij dhe imponues. Kjo ishte përshtypja e parë. Përshtypja e dytë ishte se ai ishte burri i veshur më mirë, në një këndvështrim europian, që kisha parë ndonjëherë. Ishte veshur si ndonjë biznesmen i sukseshëm amerikan, i cili i jepte kartabianke një rrobaqepësi të mirë dhe nuk interesohej më për veshjen. Ai u ngrit dhe më tha: "tungjatjeta” dhe ndërsa tha këtë më pa mua ashtu si një shkencëtar shikon në gypin e mikroskopit. Pastaj më ofroi një karrike, u ul dhe shtoi: "A mund të jem në shërbimin tuaj zonjë?” U shokova aq shumë sa m’u errësua mendja. Pastaj i thashë se doja të vizitoja Matin dhe Mirditën. Ahmeti më ofroi një cigare dhe ma ndezi atë, ndërsa mendja ime u mobilizua mjaft pasi pashë se ai kërkonte kohë për të dhënë përgjigjen e tij. Sytë tanë u takuan kur e falënderova për cigaren dhe pashë se ai e kishte kuptuar që unë e dija pse ai ishte hezituar. Në ato çaste m’u duk vetja idiote dhe u përpoqa ta ndërroj temën e bisedimit. Por ai tha: "Tani Shqipëria po kalon një kohë të vështirë zonjë. Unë nuk mund t’u them juve nëse mund të shkoni në male apo jo. Nuk mund të diskutoj me ju sot për vështirësitë tona. Pas dhjetë ditësh ato do të mbyllen. Unë do t’u kërkoj të prisni dhjetë ditë, ndoshta më pak, sigurisht jo më shumë se dhjetë ditë. Pastaj, nëse ju do të vini të më takoni përsëri, atëherë do t’u tregoj gjithçka që dëshironi të dini. Nëse është e mundur që ju të shkoni në male, sigurisht do të shkoni si mike e qeverisë shqiptare”. Libri i saj për Shqipërinë, "The Peaks of Shala” (Majat e Shales), brenda pak kohëve u ribotua tri herë në Angli, Francë dhe Amerikë. Shtypi i kohës, ai amerikan dhe anglez e përcolli veprën me tituj si "Një shkrimtare amerikane thotë se mendja e shqiptarëve kur të zhvillohet do të bëjë çudira”, "Rose W, Lane i tregon botës fisnikërinë e shqiptarëve”, etj.
Leka i Madh ka folur në një dialekt të vjetër shqiptar
Suetoni. Historian romak i shekullit I-II: "Lufta ilire e udhëhqur nga Batoja kundër romakëve në vitet 6-9 ka qënë më e tmerrshme se lufta e Kartagjinës”.
Tatiana. Vajzë e Tolstoit: "Ta shikosh Aleksandër Moisiun është gjëja më e madhe që taetri mund të të ofrojë një gjë të tillë”.Vançe Stojçev: "Më 15 maj, 1922, ishte nënshkruar protokol për bashkëounim midis VMRO-së dhe Komitetit shqiptar, përmes të cilit, Maqedonia Perëndimore ishte shpallur për territor shqiptar dhe se kjo shihet nga letra e Todor Aleksandrovit, dërguar Komitetit Qëndror të VMRO-së me të cilën kërkohej nga çetat e Regionit Revolucionar të Manastirit që t’i përmbahen vendimit të lartpërmendur, përndryshe pason dënimi me vdekje” - shkruan historiani i lartpërmendur dhe shton se protokolin në fjalë e kishin nënshkruar profesori shqiptar Bedri Pejani, në emër të Komitetit të Kosovës dhe gjeneral Aleksandër Protogerov, në emër të VMRO-së”. Viktor Hugo: "Nëse ka një kolos që mund të krahasohet me Bonapartin ky njeri gjenial është Mehmet Ali Pasha, ai qendron krah tij ashtu siç rri tigri përballë luanit, si skifteri përballë shqiponjës...”. Përndryshe, Mehmet Ali Pasha, shqiptar nga Kavalla, është themelues i Egjiptit të Ri, modern. Vollteri: "Sikur Skënderbeu ta mbronte Stambollin, turqit kurrë nuk do mundnin të hynin në të”. Xhenaro Françones: "Mbreti shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke qenë një mbrojtës i famshëm dhe i përkushtuar i Evropës, ka të drejtën morale të quhet edhe një nga pionerët e hershëm të saj”. Xhulian Emeri (Julian Ameru). Agjent britanik, pranë Shtabit të Abaz Kupit. Në një rast ka thënë ose ka shkruar se Abaz Kupi, kryetar i zogistëve "përdorte gjermanët për të shkatëruar komunistët”. A. Vasilev. Bizantolog i shquar: "Justinijani I ka patur origjinë shqiptare”. Adolf Thiers. President francez: "Napoleon Bonaparta ka qenë me origjinë arbëreshe”. Aleksandër Donski. Lekën e Madh dhe Samoilin, mbretin e parë të Maqedonisë sllave, i nxjerr të një gjaku me Justinijanin. Dhe, meqënëse ky i fundit ka origjinë ilire, autori në fjalë, pa dashur pranon origjinën ilire të dy të tjerëve. Ai, sa për kuriozitet, nga origjina e Samoilit i nxjerr edhe mjaft kryetarë të Amerikës, duke filluar nga Vashingtoni e deri te Xhorxh Bushi. Nëse, eventualisht teza e tij vërtetohet, atëherë del se kryetarët e lartpërmendur i takojnë gjakut tonë! Kjo nuk duhet të na habitë, dhe, ndoshta nuk është gjë e rastit që Villsoni shpëtoi Shqipërinë, Klintoni Kosovën, kurse Bushi u prit në mënyrë madhështore në Shqipëri dhe populli shqiptar konsiderohet si një ndër më pro-amerikanët në botë. Aristokseni: "Pitagora i shek. VI, para Krishtit, ishte djalë i një etrusku (toske – ilir-R.N.). Të njëjtën e vërteton edhe shkencëtari Teopompu, në një shkrim të vet. Edit Durham: "Leka i Madh, pa dyshim ishte shqiptar....”. Finleu: "Leka i Madh ka folur në një dialekt të vjetër shqiptar ". Ndërsa, Robert D’Angely, thekson: "Generalëve të vet, Leka, iu drejtua në gjuhën amtare, pellazge ose shqipe”. Ekspertët e CIA-s kanë konstatuar se Leka i Madh dhe Maqedënt e Vjetër ishin ilirë. Jovan Pavllovski: "Naumi dhe Klementi erdhën në tokat ilire dhe lihnide”. Për Lihnidën thuhet se ka të bëjë me fjalën shqipe ndrit, aludim ndaj shkronjave të sjella nga Kadmi ilir. Disa autorë maqedonas Qirilin dhe Metodiun, Klementin dhe Naumin i quajnë maqedonë të Vjetër, ndërsa disa autorë shqiptarë i konsiderojnë për iliro-shqiptarë.Laonik Halkokondili: "Car Dushani, Knez Llazari dhe i biri ishin triballë – shqiptarë, skizmatikë”. Lamartini. Tre shqiptarët e Revolucionit grek të vitit 1821, Marko Boçarin, Odhiseun dhe Konstadin Konarin e konsideron për gjysmë perëndi. Ljubomir Domazetoviq: "Odiseu ishte ilir… Në luftën e Trojës luftonin fiset ilire midis tyr”. Mathieu Aref. Studiues egjiptian: "Qemal Ataturku dhe Habib Burgiba, nënat i kanë patur shqiptare”. Ndërsa, për Pikason, shkruan se: "Ka të ngjarë... që stërgjyshët e tij të kenë qenë shqiptarë me zanafile nga Azia e Vogël Perëndimore”.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus