Shqipëria ka marrë sot kryesimin me Asamblenë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), në Kiev. Dhe, Jozefina Topalli e ka nisur duke bërë nervoz delegacionin serb. Në fjalimin e saj hyrës, Topalli ka bërë thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke thënë se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë shtetin e ri. Agjencia ukrainase e lajmeve Interfaks Ukraina njofton se delegacioni serb ka protestuar ashpër ndaj asaj që e ka quajtur "thirrje jodiplomatike”. Aleksander Vlahoviq ka thënë se vetëm 3 nga 12 shtete të kësaj organizate e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, dhe se atë nuk e njeh as shumica e shteteve të OKB-së. Edhe Presidenti Topi në një tjetër forum ndërkombëtar së fundi ka lobuar për Kosovën.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus