Jeremiq: Ku është Serbia, s'mund të marrë pjesë Kosova
Ministri i Jashtëm në largim i Serbisë, Vuk Jeremic, ka thënë se Kosova nuk mund të jetë e pranishme në takimet e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), sepse ky forum është i rezervuar për shtetet e pavarura. "Dua të jem i qartë, se kudo ku është e pranishme Republika e Serbisë, nuk mund të ketë përfaqësues të Republikës së Kosovës”, ka thënë Jeremic, duke iu drejtuar 12 shteteve anëtare të SEECP, në mesin e të cilave është edhe Bosnja dhe Hercegovina.Ai ka thënë se Këshilli për bashkëpunim rajonal është forum i përshtatshëm ku mund të dëgjohet zëri i shqiptarëve etnik të Kosovës, sepse kjo sipas tij është në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel për përfaqësimin rajonal të Kosovës. "Marrëveshjet që janë neutrale ndaj statusit, që janë në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, nuk kanë lidhje me forumet multilaterale si SEECP, që janë të rezervuara për shtetet sovrane”, shtoi Jeremic. "As në Këshillin e Evropës, as në OSBE dhe në asnjë institucion ose agjenci që është në kuadër të sistemit të OKB-së”.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus