Kryesore » 2012 » Prill » 16 » Jeremiç: Duhet t`i respektojmë marrëveshjet me Prishtinën
3:09 PM
Jeremiç: Duhet t`i respektojmë marrëveshjet me Prishtinën
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç ka porositur liderin e opozitës, Tomislav Nikoliç, se marrëveshjet e arritura me Kosovën duhet të respektohen, në të kundërtën, Serbia mund të përballet me pasoja të rënda. "Beogradi duhet të respektojë marrëveshjet e arritura me Prishtinën, ka thënë Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç.Deklaratat e Jeremiçit vijnë pas komenteve të bëra nga lideri i Partisë Progresive Serbe, Tomislav Nikolic, i cili kishte thënë se nëse ai vjen në pushtet, nuk do të jetë i detyruar të implementojë marrëveshjet e arritura me Kosovën.
Tomislav Nikoliç kishte folur për marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë një mitingu në veri të Mitrovicës, pak para zgjedhjeve lokale serbe, të cilat tashmë edhe zyrtarisht janë anuluar nga Beogradi në pjesën veriore të Kosovës.


"Deklarata të tilla si ajo e dhënë nga lideri i Partisë Progresive Serbe, Tomislav Nikoliç, dërgojnë një sinjal të keq te bashkësia ndërkombëtare, e që mund të nënkuptojë pasoja të mëdha për procesin e mëtejshëm të negociatave dhe vetë reputacionit të Serbisë”, ka thënë Jeremiç.


Për më shumë, Jeremiç ka thënë se Serbia nuk guxon të izolohet dhe se duhet të pranojë ligjet dhe standardet evropiane sa më shpejt që është e mundur.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus