Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ish-presidentët e Republikës së Shqipërisë, zotëri Alfred Moisiu dhe zotëri Rexhep Mejdani. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, duke iu dëshiruar mirëseardhje ish-presidentëve, tha se e vlerëson angazhimin e tyre në kohën sa ishin në detyrë, në periudhat më të rëndësishme për shtetin shqiptar. Ajo tha se me angazhimin e tyre gjatë mandatit dhe funksionit të tyre, në periudha të rëndësishme për Shqipërinë, si faktor uniteti, ndikuan në proceset demokratike dhe në avancimin e proceseve për anëtarësim të Shqipërisë në NATO dhe duke e qartësuar agjendën evropiane të saj. Dy ish-presidentët e Republikës së Shqipërisë, zotëri Alfred Moisiu dhe zotëri Rexhep Mejdani, duke e përgëzuar Presidenten për punën e saj, vlerësuan pozitivisht zhvillimet e deritashme në Kosovë dhe avancimin e saj në proceset e integrimit euroatlantik.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus