Kryesore » 2012»Korrik»6 » Jahjaga: Korrupsioni po kërcënon edhe institucionet
1:21 PM
Jahjaga: Korrupsioni po kërcënon edhe institucionet
Nën drejtimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, sot u mbajt takimi i katërt i Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit.Në takim morën pjesë Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Enver Peci, Ministri Bajram Rexhepi, Françesko Flori, kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, deputetë e udhëheqës të Komisioneve të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të institucioneve ekonomike e zyrtarë të tjerë.Duke folur në këtë takim Jahjaga kemi nevojë të bisedojmë për qartësimin e mëtejmë të rregullativës ligjore, të propozojmë ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme në ligjet përkatëse të cilat e shtojnë efikasitetin e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe e bëjnë më të suksesshme luftën kundër korrupsionit si një dukuri e shëmtuar e jashtëligjshme, e cila po kërcënon t’i përfshijë të gjitha sferat e jetës dhe të punës dhe sidomos në punën e institucioneve . Kryetarja në fund kërkoi koordinim dhe bashkëveprim të punëve në luftimin e korrupsionit kudo që paraqitet
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus