Kryesore » 2012 » Maj » 6 » Jahjaga kerkon lirimin e menjehershem te te arrestuarve
0:30 AM
Jahjaga kerkon lirimin e menjehershem te te arrestuarve
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur shqetësimin e saj për aksionin e dhunshëm të Policisë së Serbisë në Luginën e Preshevës dhe arrestimin e disa të rinjve shqiptarë nën akuzën për krime të luftës.Sipas kumtesës dërguar mediave, Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës vlerëson se aksioni ka motive krejtësisht politike dhe synon të shkaktojë pasiguri te popullata shqiptare, duke nxitur shpërnguljen e saj nga trojet e veta, në këtë pjesë të shtetit të Serbisë, dhe duke ia mohuar të drejtat e saj legjitime.

"Shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të trajtohen si qytetarë të barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë të Republikës së Serbisë dhe të gëzojnë të drejtat dhe liritë e tyre pa frikë nga përndjekjet policore", thuhet në reagimin e presidentes.

Jahjaga, pos tjerash, i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe autoriteteve serbe që ta zbatojnë plotësisht Marrëveshjen e Konçulit dhe të lirojnë menjëherë të gjithë të arrestuarit.

Presidentja fton shqiptarët e Luginës së Preshevës që duke respektuar ligjet e vendit dhe në harmoni me konventat ndërkombëtare, të marrin pjesë të gjithë në zgjedhjet në komunat e Medvegjes, të Bujanocit dhe të Preshevës dhe të zgjedhin përfaqësuesit e vet legal dhe legjitim, të kenë pushtetin në këto troje, në mënyrë që vet të vendosin për të ardhmen e tyre Në këtë si gjithherë do ta kenë përkrahjen e Republikës së Kosovës dhe të gjithë bashkësisë ndërkombëtare.

Të premten, policia serbe ka arrestuar tetë shqiptarë në Luginën e Preshevës nën dyshimet për, siç është thënë, "krime lufte kundër civilëve”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus