Kryesore » 2012»Maj»29 » Jahjaga: Fëmijët, pasuria më e madhe e Kosovës
2:03 PM
Jahjaga: Fëmijët, pasuria më e madhe e Kosovës
Presidentja e Republikës Atifete Jahjaga vlerësoi se fëmijët janë e "tashmja dhe e ardhmja jonë" dhe se vetëm mbi kujdesin ndaj fëmijëve ndërtohet shoqëria e shëndoshë e cila e ka perspektivën e garantuar. "Secili brez ka vizion për fëmijët dhe zhvillimin e tyre, me synimin për të investuar në ta duke investuar kështu ne një të ardhme më të sigurt dhe më të ndritur. Ne sot jemi përgjegjës për zhvillim më të hovshëm të fëmijëve tanë qe prej ditëve te para, duke i kushtuar një rëndësi dhe duke ju dhënë një mbështetje të veçantë emancipimit të prindërve dhe gjithë atyre që përkujdesen për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve", ka thënë sot zonja Jahjaga në një ceremoni të organizuar në UNICEF. Ajo theksoi se familja është bartëse e proceseve në jetën e fëmijës, dhe që të ketë një shoqëri të fortë duhet të ketë fëmijë të shëndoshë, që do të rriten e zhvillohen normalisht. "Ndryshimet që po i bëjmë në shoqërinë tonë duan kohë, por ne duam të ecim më shpejt për hir të fëmijëve tanë dhe për hir të së ardhmes së tyre", tha Presidentja.
Pasi konstatoi se duke investuar në fëmijë do të ndryshohet e tashmja për ta ndërtuar të ardhmen, Presidentja Jahjaga siguroi se institucionet do të garantojnë zhvillim më të madh të sistemit të edukimit, që nga sistemi parashkollor e deri në atë universitar.
"Ne, qytetarët e Republikës së Kosovës, duke siguruar më shumë punë për ta ngritur vendin në një shkallë më të lartë të zhvillimit, duke e ndihmuar fillimisht përkujdesjen për fëmijët tanë që prej fëmijërisë së hershme".
Presidentja u zotua për të krijuar mundësi më të mira për fëmijët, sepse siç tha, "e ardhmja u takon atyre që investojnë në edukim, arsimim dhe përkujdesje".
"Fëmijët janë pasuria jonë më e vlefshme, me të cilën dalim para Evropës", thë në fund të fjalës së saj zonja Jahjaga.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus