Kryesore » 2011 » Maj » 20 » Ja kontrata me vula dhe nënshkrime
10:45 PM
Ja kontrata me vula dhe nënshkrime
Vetëvendosje ri-publikoi kontratën ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Kompanisë Bechtel-Enka. Kësaj radhe edhe me nënshkrimet e të dyja palëve, që zyrtarë qeveritarë e kontestuan dokumentin e parë të publikuar se "nuk ishte origjinali dhe ishte pa nënshkrime”.
Shpend Ahmeti tha se "publikimi i kontratës me nënshkrimet ka shuar të gjitha dilemat se kjo kontratë nuk ishte origjinale”. Kontrata e publikuar nga Vetëvendosje, përmban vulën e Ministrisë së Transportit dhe nënshkrimin e ish sekretarit të MTPT-së, Nexhat Krasniqi, i cili po dyshohet për korrupsion nga EULEX-i.

Paralelisht me këtë dokument, Vetëvendosje ka publikuar edhe një dokument tjetër i kompanisë së kontraktuar nga qeveria "Eversheds” që ishte angazhuar për të dhënë vlerësime për ofertuesit e ndërtimit të autostradës. Kompania që ishte paguar sipas Vetëvendosjes mbi 1 milion euro kishte rekomanduar që tenderi të mos i jepej Bechtel-Enkas sepse ishte në dëm të Kosovës. "Qeveria nuk i mori parasysh rekomandimet e kompanisë që e përzgjodhi vet” ka thënë Ahmeti.

Vetëvendosje do të kërkoj debat parlamentar për këtë cështje. Ajo publikoi në fillim të javës kontratën, por qeveria e kundërshtoi se ishte anonime, jo origjinale dhe pa nënshkrime
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus