Kryesore » 2011 » Maj » 30 » Ivanoviq: Serbia s'do t'i pranojë vulat e Republikës së Kosovës
7:00 PM
Ivanoviq: Serbia s'do t'i pranojë vulat e Republikës së Kosovës
Sekretari në Ministrinë për Kosovën, në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq, vlerëson se përfaqësuesit e Prishtinës më së miri do të ishte që në forumet rajonale të paraqiten me emrin UNMIK – Kosovo.
 "Vlerësoj se mënyra më e mirë e paraqitjes së përfaqësuesve të Prishtinës në forumet rajonale do të ishte me UNMIK – Kosovo, sepse UNMIK-u simbolizon rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, si dhe tërë komunitetin ndërkombëtar në Kosovë”, ka thënë Ivanoviq në një intervistë dhënë medieve serbe.
Sipas mendimit të Ivanoviqit, shteti serb nuk do t’ua njohë shqiptarëve dokumentet që e kanë vulën ku thuhet "Republika e Kosovës” , me të cilat dëshirojnë të udhëtojnë nëpërmes Serbisë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus