Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviq, ka thënë se aksioni i KFOR-it për mbylljen e një "rruge alternative” pranë Bërnjakut, ka qenë i panevojshëm dhe ka "rritur tensionet”. "Mendoj se duhet të kërkojmë një zgjidhje politike për këtë situatë që kemi në veri të Kosovës dhe veriu i Kosovës duhet të definohet politikisht dhe ligjërisht. KFOR-i në këtë proces nuk ka rol të madh”, ka thënë Ivanoviq për mediat serbe. E ashtuquajtura Ministri për Kosovën pranë qeverisë në Beograd ka reaguar sot edhe përmes një komunikate për media, duke apeluar te të gjitha palët që të përmbahen nga dhuna.Nga KFOR-i ka kërkuar t’i përmbahet mandatit të tij, kurse serbëve "të mbesin të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve".Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka konfirmuar se ka përfunduar me sukses operacionin e mbylljes fizike të një kalimi ilegal të kufirit në afërsi të Bërnjakut.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus