Kryesore » 2012»Mars»22 » Ivanoviç: Xhandarmëria ka mbyllur rrugën alternative në Jarinjë
3:13 PM
Ivanoviç: Xhandarmëria ka mbyllur rrugën alternative në Jarinjë
Kryetari i Këshillit Nacional Serb Milan Ivanoviç ka deklaruar per mediat serbe se, pjesëtarët e xhandarmërisë serbe, mëngjesin e enjtes kanë mbyllur, siç e ka quajtur ai, rrugën alternative në Jarinjë. Këtë kalim ilegal serbët kanë vazhduar ta përdorin në mënyrë që të anashkalojnë vendkalimin kufitar të ligjshëm në të cilin janë policia kufitare dhe doganierët e Kosovës. Ivanoviç i ka thënë në mëngjes mediave serbe se rruga e cila çon nga Jarinja në Rudnicë, është mbyllur gjatë mëngjesit të sotëm. Lajmin për agjencinë Beta, e kanë konfirmuar edhe qytetarë të tjerë të cilit kanë thënë të ishin në kolon dhe të cilëve, pjesëtarët e xhandarmërisë i kanë sugjeruar që për të hyrë në Serbi duhet të orientohen nga kalimi zyrtar në Jarinjë.Ivanoviç ka thënë se fillimisht atë në afërsi të Jarinjës e ka ndaluar KFOR-i amerikan, i cili e ka legjitimuar dhe e ka lëshuar, ndërsa më pas xhandarmëria serbe ia ka pamundësuar vazhdimin e mëtejshëm.Sipas tij, kjo gjendje do te vazhdojë per sa kohe Begradi zyrtar të jap urdhrin për largimin e xhandarmeriseserbe. Nderkohe,e dhe gjate dites se sotme disa serbët sërish, mëngjesin e sotëm, në fshatin Zupç kanë bllokuar serish kalimin e tri makinave të EULEX-it, duke pamundësuar lëvizjen e tyre drejt Bërnjakut. Menjëherë pas kësaj, ushtarë të KFOR-it ka bllokuar komunikacionin në rrugët Zveçan-Zubin Potok dheZubin Potok-Mitrovicë, raportojnë mediat serbe. Për shkak të bllokadave, raportohet për kolona të gjata makinash, që presin të kalojnë.Një veprim i ngjashëm ka ndodhur edhe të mërkurën, si dhe disa herë të tjera në ditët e fundit.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus