Kryesore » 2012»Prill»16 » Isufi: Rexhepi e ka obligim t’i raportojë Komisionit
11:54 PM
Isufi: Rexhepi e ka obligim t’i raportojë Komisionit
Ndonëse ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi ka paralajmëruar se nuk do t’i japë llogari Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri në lidhje me situatën në veri, kryetari i këtij Komisioni, Ahmet Isufi ka thënë se Rexhepi e ka obligim kushtetues të raportojë. Isufi thekson se nëse Rexhepi heziton të raportojë para Komisionit, atëherë ky komision do t’i kërkojë Kuvendit llogari ndaj ministrit Rexhepi. "Ne besojmë që ministri i di se cilat janë obligimet e tij kushtetuese dhe ligjore dhe cili është roli i Komisionit parlamentar. Ne si Komision e kemi për obligim t’i kontrollojmë institucionet e sigurisë, ndërsa Komisionet e sigurisë kanë për obligim t’i raportojnë Komisionit parlamentar në bazë të ligjeve në fuqi”, ka thënë Isufi për "Tribuna Shqiptare”
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus