Kryesore » 2012 » Korrik » 23 » Ish zyrtari i NATO-s: Kosova, vend majmunësh
2:31 PM
Ish zyrtari i NATO-s: Kosova, vend majmunësh
Njeriu që në vitin 2000 kishte punuar si zyrtar për informim në KFOR, tashmë është bërë aktivist i të drejtave të serbëve në Kosovë. Kristian Kahrs është pjesë e aktiviteteve të lëvizjes çetnike "Obraz", njofton Express."Ju të gjithë jeni majmunë. Ky është vend i majmunëve", u kishte thënë Kahrs policëve të Kosovës në ditën e Vidovdanit.Ish-zyrtari i NATO-s, Kristian Kahrs, është dënuar me 500 euro gjobë nga Gjykata për Kundërvajtje në Prishtinë dhe është mbajtur 24 orë nën arrest ditën kur është shënuar Vidovdani.Kristian Khars, është nga Norvegjia, por jeton në Beograd. Atje ai posedon një web personal, me të cilin i kërkon falje Serbisë për "krimet që KFOR-i i ka lejuar kundër popullatës serbe në Kosovë".
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus