Kryesore » 2011»Maj»16 » Ish pjesëtarët e UÇK-së nuk i përgjigjen EULEX-it
3:40 PM
Ish pjesëtarët e UÇK-së nuk i përgjigjen EULEX-it
Këshilli për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së, kanë vendosur që të mos i përgjigjen ftesës së prokurorisë së EULEx-it, e cila ka lëshuar fletarrestim për shtatë anëtarë të këshillit. Anëtarët e Këshillit bënë thirrje që të miratohet sa më shpejt ligji për kategoritë e dala nga lufta. Ata gjithashtu paralajmëruan edhe protesta.
Anëtari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së, Ylber Selmani, tha se urdhër arresti për shtatë anëtarë të këtij këshilli, duke përfshirë edhe kryetarin, është lëshuar për shkak të një proteste në korrik të viti 2009. Selmani tha se nuk pajtohen në asnjë mënyrë me veprimet e misionit evropian në Kosovë, që ka për qëllim, siç tha, njollosjen e vlerave të luftës.
Ylber Selmani, tha se prokuroria e EULEX-it duhet të merret edhe hetimin e masakrave të kryera në Kosovë.
Personat të cilët kanë vendosur të mos i përgjigjen urdhër arrestit të prokurorisë së EULEX-it, janë: Xhevdet Qiriqi, kryetar i Këshillit, Sefedin Zuka, Hyzri Salihu, Lirim Haxholli, Vesel Oruçi, Naim Gashi dhe Hyzri Musliu.
Këshilli për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së, i bënë thirrje Kuvendit të Kosovës, që sa më shpejt të miratojnë ligjin për kategoritë e dala nga lufta, në mënyrë që të drejtat e tyre dhe vlerat e luftës të mbrohen me ligj.
Anëtarët e Këshillit thanë se do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre në çdo formë, duke paralajmëruar edhe demonstrata të dhunshme.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus