Kryesore » 2011»Maj»6 » “Ish-pjesëtarë të SHIK-ut në Polici, ndoshta”
1:55 AM
“Ish-pjesëtarë të SHIK-ut në Polici, ndoshta”
Krahasimi me UDB-në që kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa i ka bërë Policisë, nuk u ka pëlqyer aspak këtyre të fundit. I pari i Policisë, Reshat Maliqi ka thënë se ky krahasim nuk i ka pëlqyer aspak. Ai ka thënë se nëse dyshohet se Policia ka tejkaluar kompetencat, kanë kërcënuar, etj, në rastin e hetimeve të 6 zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, do të duhej të denoncohen, pasi sipas tij është Inspektorati i Policisë që i heton policët.
"Krahasimi nuk më ka pëlqyer, ka qenë mjaft i ashpër. Ne nuk dëshirojmë me asgjë t’i ngjajmë UDB-së, kur e dimë se çka i ka sjell këtij populli UDB-ja. Jemi në shërbim të qytetarëve. Nuk më ka ardhur mirë. Krahasim shumë i rëndë”, ka thënë Maliqi në emisionin Interaktiv në KTV.
Maliqi ka folur edhe për atë nëse në Policinë e Kosovës ka ish-pjesëtarë të SHIK-ut.
Megjithatë, Maliqi nuk e ka përjashtuar mundësinë që pjesëtarë të Policisë në të kaluarën kanë qenë në SHIK. Ai ka thënë se nëse vërtetohet se ka involvim të pjesëtarëve të Policisë në aktivitetet kriminale, do të merren masa dhe sipas tij, as policia nuk do të jetë mbi ligjin.
"Nuk kemi strukturë të SHIK-ut në polici, por ndoshta mund të ketë persona që kanë qenë në të kaluar. Por në rast se pjesëtarët e policisë shoqërohet me pjesëtarë që kanë bërë krime, do të ndëshkohen", ka deklaruar Maliqi .
Megjithatë, janë dy emra të funksionarëve të lartë të Policisë, për të cilët thuhet se kanë qenë anëtarë të SHIK-ut, Agron Nezaj, drejtori i drejtorisë nga Hetimet të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe Kadri Arifaj, Ndihmësdrejtori i përgjithshëm për Shtyllën kundër krimit në Policinë e Kosovës. I pyetur nëse Agron Nezaj, ka qenë në SHIK dhe i raporton ish-strukturave të këtij shërbimi, Maliqi ka thënë se nuk e din një gjë të tillë.
"Nëse kjo ka ndodhur do të merren masa”, ka thënë ai.
Ndërkohë, sa i përket Kadri Arifajt, Ndihmësdrejtori i përgjithshëm për Shtyllën kundër krimit në Policinë e Kosovës, e të cilit së fundi i është ndërruar pozita, Maliqi thotë se nuk e din nëse Arifaj ka qenë në SHIK, edhe pse Arifaj e kishte pranuar publikisht se ka qenë në këtë shërbim
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus