Në ditën e tetë të grevës, një pjesë e Kryesisë së Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, kanë vendosur të ndërrojnë mënyrën e të protestuari, duke marrë hapa më radikal. Ata tashmë janë future në grevë të urisë dhe thonë se nuk do ta ndërprenë deri në realizimin e kërkesave të tyre. Ish luftëtarët kërkojnë që urgjentisht të sillet në Parlament Ligji për vlerat e luftës, duke miratuar dhe implementuar sa më shpejt. UÇK-së dhe luftës së saj t’i bëhet njohje politike, duke e bërë kategori kushtetuese. Veteranët e luftës, invalidët dhe familjet e dëshmorëve të kenë trajtim nga Ministria e Mbrojtjes dhe jo Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Dhe kërkesa e fundit është që veteranët dhe invalidët e luftës të kenë imunitet dhe të mos kenë ndjekje penale për krime lufte. Alsat-M
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus