Kryesore » 2012 » Maj » 25 » Isa premton kthimin e "Kur ka ra kushtrimi n'Kosovë" dhe Flamurin e Dardanisë
12:43 PM
Isa premton kthimin e "Kur ka ra kushtrimi n'Kosovë" dhe Flamurin e Dardanisë
Kryetari i LDK-së dhe i kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, sa Mustafa, i shoqëruar nga Ismet Beqiri, sekretar i përgjithshëm i LDK-së, kryetarja e FG , Lirije Kajtazi si dhe kryetari i posazgjedhur i FR, Armend Ibrahimi e anëtarja e KP të LDK-së, Vlorë Dumoshi,zgjodhi pasditen e 24 majit – Ditën e Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, për ta vizituar për herë të parë, nga pozita e liderit të kësaj partie, Grykën e Karadakut. Me këtë rast, në qendrën e këtij lokaliteti, fshatin Zhegër, në Shtëpinë e Kulturës "Idriz Seferi”, u takua me veprimtarë e anëtarësi edhe nga nëndegët e Llashticës, Lladovës, Nasalës, Haxhajve, Selishtës, Demirajve, Pidiqit , Shurdhanit , Çelikut e Stançiqit. Isa Mustafa, tha gjatë kësaj vizite se partia që ai drejton është alternativa më e mirë për të ardhmen e Kosovës. Ai tha se LDK do t’i respektojë vlerat e njëmendta të kombit dhe kontributet e secilit, nëpër të gjitha etapat historike.

Mustafa tha se me ardhjen e LDK-së në pushtet, Kosova do ta ketë himn të saj "Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë”, himn ky që filloi me luftërat në Karadak si dhe flamurin e Dardanisë, që u ideua dhe propozua nga Presidenti Rugova. Për këtë, Mustafa tha se është i njoftuar si Brukseli, si Washingtoni. "Dhe, ne do ta bëjmë këtë, pa dyshim”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus