Kryesore » 2012»Shkurt»6 » Isa Mustafa: SHIK-istët po i “nxen gjaku” i krimeve të tyre
12:52 PM
Isa Mustafa: SHIK-istët po i “nxen gjaku” i krimeve të tyre
Lideri i LDK-së për polemikat rreth SHIK-utKryetari i partisë më të madhe opozitare, LDK-së, Isa Mustafa i është rikthyer kritikave dhe akuzave për SHIK-un, duke e cilësuar atë një organizatë kriminale të financuar nga struktura të dyshimta dhe jo llogaridhënëse. Në një intervistë për gazetën "Bota sot”, tha se të gjithë ata që kanë kryer veprime kriminale duhet të përgjigjen para ligjit. I pyetur se a po i hapin dosjet e tyre zyrtarët e SHIK-ut për konflikte personale e politike, kryetari Mustafa, këtë e ka ndërlidhur me një thënie popullor se gjaku nuk të lë rehat. "Një fjalë e popullit thotë: Gjaku të zë. Si duket disa nga ata kanë bërë veprime të rënda ndaj popullit, dhe këto veprime nuk i lënë të qetë. Çdonjëri duhet të përgjigjet, nëse me veprime ka dëmtuar të tjerët. Është fjala këtu për një organizatë ilegale, e cila ka vepruar ilegalisht, është financuar ilegalisht dhe nuk ka pasur kontroll të institucioneve legjitime për veprimet e saj. Çfarë kanë bërë e dinë ata. Por nëse dikush nga ata ka kryer veprime kriminale, duhet të përgjigjet para ligjit”, është shprehur Mustafa.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus