Kryesore » 2012»Maj»13 » Isa Mustafa përkrah Thaçin kundër Bashkimit Evropian
6:14 PM
Isa Mustafa përkrah Thaçin kundër Bashkimit Evropian
Dje, gjatë një tubimi të LDK-së në këtë qytet, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka dhënë mbështetje kritikave që kryeministri i vendit Hashim Thaçi, ka bërë ditëve të fundit ndaj qasjes së Bashkimit Evropian për proceset integruese të vendit."Po është e vërtetë që Bashkimi Evropian duhet të ketë parasysh fazën, në të cilën ka kaluar Kosova dhe mendoj që duhet të jetë më tolerant në aspektin e integrimit të saj në mekanizmat evropian”, ka thënë Mustafa, njofton RTK. Sipas tij, Kosova meriton të integrohet në strukturat evropiane si çdo vend tjetër në rajon dhe për këtë është pajtuar me kërkesën e kryeministrit ndaj Brukselit
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus