Anëtarët e Agjencisë së Inteligjencës kanë marrë autorizimin që të bëjnë mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e informatave për aktivitetet që rrezikojnë funksionimin e rendit kushtetues dhe ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, por edhe që rrezikojnë sigurinë globale. Platforma vjetore e politikës së inteligjencës dhe sigurisë është një dokument sekret shtatëfaqesh që përmban prioritetet dhe udhëzimet e përgjithshme të punës së AKI-së, shkruan në numrin e sotëm e përditshmja "Koha Ditore”.
Objektiv të parë AKI-ja ka renditur ruajtjen dhe mbrojtjen e sovranitetit integritetit territorial, rendit dhe kushtetues, integritetit të institucioneve, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik dhe kërcënimet tjera të sigurisë. E , në kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë së Kosovës, janë përfshirë: terrorizmi, spiunazhi, sabotimi, krimi i organizuar dhe aktivitetet qe bien ndesh me rendin kushtetues dhe me të drejtën humanitar ndërkombëtare.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus