Kryesore » 2012 » Qershor » 1 » Imer Aliu:Jankullovskës Mua nuk mund të më kërcënoni (+VIDEO)
0:11 AM
Imer Aliu:Jankullovskës Mua nuk mund të më kërcënoni (+VIDEO)
Edhe një muaj pas aksionit ‘Monstër’, ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska nuk dha përgjigje se ku ishte Haki Aziri 6 ditë resht. Pyetjen e këtillë e parashtroi deputeti i PDSH-së Imer Aliu, sipas të cilit ministrja e Brendshme duhet të përgjigjet edhe për shkeljet dhe keqtrajtimet që u janë bërë të arrestuarve gjatë aksionit ‘Monstër’. "Pata pyetje konkrete, ku ishte ky person, Haki Aziri, gjashtë ditë ku ishte. Ti duhet ta japësh atë përgjigje. Gjashtë ditë familja, opinioni nuk e dinin se ku është haki Aziri, ju e arrestuat dhe çfarë ndodhi pastaj, në burg sekrete, në vikend shtëpiza, ku janë ata. Ju sot duhet të prezantoni fakte. Ne jemi përfaqësuesit e atyre ët cilët ju i arrestuat, i baltosët i njollosët me lloj e lloj dezinformatash…Kaloj një muaj dhe ti s’ke përgjigje, pastaj njëjtë edhe në burg, çdo ditë po rrihen të arrestuarit”, tha Imer Aliu, deputet i PDSH-së. Ndërkohë Jankullovska në stilin saj, me ofendime iu përgjigj deputetit Aliu. Ajo tha se MPB-ja ka kryer punën e saj dhe se tani procedura është në duart e prokurorisë dhe gjykatës përkatëse."Ministria e Brendshme thënë thjeshtë, që të mund të kuptoni, sepse po shoh se asgjë s’po kuptoni, thënë më qartë, procedura para hetimore është kryer dhe në bazë të atij para-hetimi është ngritur padi penale për terrorizëm dhe ne nuk kemi arsye të fshehim se kemi siguruar argumente të cilat ia kemi dorëzuar Prokurorit përgjegjës. Ai më pas i ka dorëzuar para gjykatësit dhe ka kërkuar dënimin e personave të dyshuar. Krejt tjetra është një hetim i juaj jo i shkathët që të interpretoni, apo gabimisht të lexoni, apo fare të mos lexoni dhe të flisni, ashtu siç e bëni në të shumtën e rasteve”, tha Gordana Jankullovska, ministre e brendshme.

Por, Imer Aliu nuk qëndroj indiferent, ai ministres iu përgjigj me këto fjalë "në vend që të më kërcënoni mua, duhet të përgjigjeni se kush i mbanë peng të arrestuarit, kush i rrahë të paraburgosurit, si ndodhi që gruaja te rrihet nëpër koridoret e gjyqeve. Mos u nervozoni qëndroni e qetë. Mua nuk mund të më kërconoi, sepse un nuk bëjë pjese te ato servilët shqipatarë që qëndrojnë afër jush” – tha Imer Aliu.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus