E trimëron fakti që ka një numër të madh të qytetarëve që janë lajmëruar për të konkurruar për punë në Zyrën Administrative në veri të Mitrovicës. Nga pozita e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic ka thënë se të gjithë ata që e kritikojnë themelimin e kësaj Zyre, frikësohen se ajo do të nxjerrë në pah faktin që kritikuesit nuk kanë bërë asgjë për qytetarët e veriut.I pyetur për kundërshtimin e krerëve ilegalë për themelimin e Zyrës, Petrovic ka thënë se janë të vetëdijshëm që Zyra po hapet në kohën kur situata politike deri më tani është shumë e komplikuar dhe do të ketë pengesa. Ministri që e ka barrën ka barrën kryesore për funksionalizimin e kësaj Zyre ka thënë për "Tribuna Shqiptare” se nuk është fshehtësi që ka vështirësi për themelimin e komunës së Mitrovicës veriore."Unë do të gënjeja nëse do të thosha se krejt është ‘mjaltë dhe qumësht’. Përse ne të presim me shekuj kushtet, në vend se të punojmë vetë dhe të tregojmë vullnetin e mirë ndaj qytetarëve të Mitrovicës. Besoni në këtë ide”, ka thënë Petrovic.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus