Një i ri është therrë me thikë në fyt dhe është hospitalizuar kur dy huliganë serbë e prenë në fyt në një autobus të Beogradit. Arsyeja: menduan se është shqiptar. Xhemil Limani e preku me qese njërin prej huliganëve në autobus, dhe ata u bënë nervoz. Ai u kërkoi falje disa herë, por serbët e panë që nuk po e thekson mirë në serbisht shkronjën "q”. "E shoh se qenke ‘Shiptar’ ", i tha njëri huligan duke e nxjerrë thikën dhe duke e prerë në fyt viktimën. Limani u tha se nuk është shqiptar, por goran. Ndërhynë të tjerë udhëtar që arritën ta mbajnë njërin huligan për ta kapur policia. Limani u dërgua me urgjencë në spital dhe pati ndërhryje kirurgjike. Mjekët thanë se therrja mund të ishte fatale, por ai shpëtoi për pak
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus