Kryesore » 2012 » Qershor » 11 » I suspenduari vazhdon punën në MSH
12:23 PM
I suspenduari vazhdon punën në MSH
Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë vazhdon të drejtohet nga Curr Gjocaj, ndonëse zyrtarë të Ministrisë e patën suspenduar më herët nga puna me arsyetimin se ka keqpërdorur pozitën. Ndërkohë, Bordi i Pavarur Mbikëqyrës e kthen në punë, vendimin e të Gjykata Supreme e anulon. Por, drejtues të Këshillit Mbikëqyrës thonë se megjithatë, kanë vepruar drejtë.
Curr Gjocaj vazhdon të udhëheq Departamentin e Shërbimeve Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, ndonëse një vendim i Gjykatës Supreme ia mohon këtë të drejtë. Gjocaj konsideron se vendimi i Gjykatës nuk është i drejtë. "Nuk është e vërteta ashtu. Shkoni te Bordi i Pavarur Mbikëqyrës edhe e sqaroni . Unë e kam thënë të tërën atje, e kanë ata”, ka theksuar ai, raporton RTK.

Gjocaj fillimisht u largua nga posti udhëheqës nga ish-sekretari në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilir Tolaj pasi, sipas tij, keqpërdori pushimin mjekësor. Më pas Gjocaj iu ankua Bordit të Pavarur Mbikëqyrës i cili e ktheu në punë.

Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë e pa kënaqur me vendimin e bordit, e kaloi këtë çështje në Gjykatën Supreme e cila e anuloi vendimin duke konsideruar se bordi nuk kishte marr parasysh faktet dhe rrethanat lidhur me personin në fjalë.

Kryetari i Këshillit Mbikëqyrës, Mehdi Geci tha se kolegji e ka shqyrtuar lëndën dhe sërish vendos në favor të ankuesit.

"Gjykata na ka obliguar që të shqyrtojmë dhe të nxjerrim edhe një vendim tjetër. Kolegji i këshillit e ka shqyrtuar dhe ka vendosur që ankuesi të kthehet sërish në vendin e tij të punës. Gjendja reale mund të jetë krejt diçka tjetër ndërsa gjendja faktike mbi bazën e të cilit ka vendos Kolegji i këshillit është vendim shumë i drejtë”, ka theksuar ai.

Sipas Gecit, nëse Gjykata gjen shkelje të fakteve të cilat nuk janë të vërtetuara nga ana e kolegjit, sërish le të vlerëson vendimin e tyre.

Në anën tjetër zëdhënësi në Ministrinë e Shëndetësisë, Abdullah Klinaku, tha se derisa Gjykata nuk i drejtohet Ministrisë, Gjocaj do të vazhdoj të mbaj pozitën drejtuese.

Ndryshe, Gjoci ishte larguar nga puna pasi që në Ministrinë e Shëndetësisë ai mori pushim mjekësor derisa në të njëjtën kohë ai ushtronte veprimtarinë e tij në institucion privat.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus